Politikat e Rimbursimit
Përditësuar: 6 nëntor, 2025
1. Rastet e rimbursueshme
Rimbursimet ofrohen vetëm në rastet e cekura në vijim:
- Pamundësia e aktivimit të eSIM-it apo pakos së internetit për shkaqe teknike në anën tonë.
- Dështimi nga ana jonë për të iu ofruar shërbimet ashtu siç u janë reklamuar në momentin e blerjes.
2. Rastet e pa rimbursueshme
Rimbursimet nuk janë të mundura për rastet në vijim:
- eSIM-i apo pakoja e internetit është aktivizuar dhe përdorur plotësisht apo pjesërisht.
- Probleme teknike me pajisjen e konsumatorit, duke përfshirë mungesën e mbështetjes së telefonit për eSIM.
- Gabime gjatë blerjes, dukë përfshirë blerjen e pakos apo destinacionit të gabuar.
- Probleme me rrjet jashtë kontrollit tonë.
3. Si të kërkoj rimbursim?
Nëse mendoni se kualifikoheni për rimbursim, ju lutemi ta kontaktoni qendrën tonë të ndihmës brenda 7 ditëve nga data e blerjes në support@onesim.al. Sigurohuni ta bashkangjitni numrin e porosisë dhe arsyen e kërkesës për rimbursim. Ekipi jonë do ta shqyrtoj rastin dhe do përgjigjet sa më shpejtë të jetë e mundur.